Aplikacionet për të bërë 'selfie'-t më të bukura - Auto&Tech - Kosova Sot
Aplikacionet pėr tė bėrė

Aplikacionet pėr tė bėrė 'selfie'-t mė tė bukura

Fotot "selfie" ka kohë që e kanë pushtuar botën dhe sot nuk ka kush që në celularin e tij nuk e posedon të paktën një foto të tillë. Ja aplikacionet më të mira për të bërë foto "selfie". 1. Candy Camera - ky aplikacion ka shumë filtra, mundësi të zbukurimit të 'selfie'-ve dhe shtesa të ndryshme, sikur që është zbardhja e dhëmbëve, shtimi i grimit, etj. 2. B612 - përpos filtrave standardë për bërjen e fotove, krijuesit e aplikacionit B612 kanë shkuar një hap më tej, duke mundësuar bërjen e miniklipeve, me shtesa të shumta argëtuese. Aplikacioni mban mend filtrat që i keni përdorur, duke ofruar me kalimin e kohës edhe opsione të tjera, të cilat përshtaten me shijen tuaj. 3. Cymera - edhe një aplikacion tjetër fantastik për bërjen dhe editimin e fotove. Posedon funksionet për zbukurimin e fotove, sikur që është 'facelift', korrigjimi i tonit të lëkurës, etj,transmeton gazeta Kosova Sot.

(Kosova Sot)

5 orë e 59 minuta më parë