HP EliteBook x360 - Auto&Tech - Kosova Sot
HP EliteBook x360

HP EliteBook x360

Versioni i ri për vitin 2017 quhet "EliteBook x360", i cili ruan shumë nga pamja dhe ndjenja e "Folio G1", duke ofruar mundësinë e shndërrimit në një hibrid laptop/tablet me një 'nyjë' prej 360 shkallësh,transmeton gazeta Kosova Sot.
Njëri ndër sekretet e ndyta të biznesit të laptopëve është se prodhuesit e PC-ve shpesh ia kushtojnë një pjesë më të madhe të kohës, vëmendjes dhe kujdesit laptopëve profesionalë për përdoruesit e biznesit, sesa laptopëve të tjerë, që të tërheqin më shumë me pamjen e tyre të jashtme. Prapa eksterierëve të hirtë apo të argjendtë mund të gjeni materiale dhe konstruksion më të mirë, më pak 'bloatware', bile edhe disa nga portet klasike, të cilët nuk përfshihen në laptopët e dizajnit të lartë. Se si saktësisht zhvillohet ky skenar, varet nga marka. "Apple" tani për tani prodhon vetëm një laptop të ri "non-Pro", Lenovo prodhon hibridë të shumtë "Yoga", por më i miri është "ThinkPad X1 Yoga". mDhe, derisa HP vazhdon që të prodhojë shumë laptopë të biznesit, laptopi luksoz "HP EliteBook Folio G1" ishte njëri ndër më të preferuarit gjatë vitit 2016. Përkundër asaj se ka një procesor jo aq të fortë "Intel Core M CPU", ai ishte i hollë, i lehtë, kishte një displej të mirë dhe një dizajn të mirë të përgjithshëm. Versioni i ri për vitin 2017 quhet "EliteBook x360", i cili ruan shumë nga pamja dhe ndjenja e "Folio G1", duke ofruar mundësinë e shndërrimit në një hibrid laptop/tablet me një 'nyjë' prej 360 shkallësh. Në njëfarë mënyre kemi të bëjmë me një produkt simotër të "HP Spectre x360". "EliteBook x360" ruan pamjen e argjendtë nga modeli paraprak, por po ashtu tipare të tjera, si portet USB të madhësisë së plotë, një lexues NFC, një vend për smart card, mbështetjen për platformën "Intel vPro", etj. Me një trashësi prej 14.9 mm dhe me një peshë prej 1.29 kg, ky nuk është laptopi më i hollë as më i lehtë që ekziston në treg. Në fakt, ky laptop është më i afërt me laptopin e ri "2016 MacBook Pro". Po ashtu, kemi të bëjmë me një hibrid të fortë, të testuar kundër standardeve MIL për rezistencë ndaj njollave dhe ekrani, ose është full HD ose 4K dhe është i mbuluar me qelq "Corning Gorilla". Aty është edhe lapsi "stylus", i cili ofron funksionet bazë. Në ekran jepen informata rreth nivelit të baterisë, temperaturës së brendshme dhe parametrave të tjerë 'vitalë'. Thënë shkurt, ky është një laptop i mrekullueshëm në teori, por në praktikë gjërat nuk janë aq ideale. Kalimi te procesori "Intel Core i7" ka bërë që "EliteBook" ta ketë një performancë më të lartë, pa e dobësuar jetëgjatësinë e baterisë.
ANËT POZITIVE Konstruksioni dhe komponentët e fuqishëm brenda, pa marrë parasysh se kemi të bëjmë me një trup relativisht të lehtë dhe të hollë. Përfshin porte të fuqishme, të cilat mungojnë në sistemet e tjera të ngjashme. Një jetë fantastike e baterisë.
ANËT NEGATIVE Audioja është e përshtatshme për salla të konferencave, por jo e përshtatshme për muzikë dhe filma. Aplikacioni i menaxhimit nga largësia shpesh e humb lidhjen. Ky është një laptop profesional. 
VLERËSIMI PËRFUNDIMTAR "HP EliteBook x360" është një hibrid i kushtueshëm profesional, i cili është i përshtatshëm për të gjithë ata që janë në kërkim të një dizajni të bukur dhe tipareve të dobishme.  
 

(Kosova Sot)

14 orë e 7 minuta më parë