Risia "BMW M4 CS ", me 454 kuaj fuqi dhe 32 kilogramë më e lehtë - Auto&Tech - Kosova Sot
Risia "BMW M4 CS ", me 454 kuaj fuqi dhe 32 kilogramė mė e lehtė

Risia "BMW M4 CS ", me 454 kuaj fuqi dhe 32 kilogramė mė e lehtė

Prodhuesi i veturave "BMW" ka lansuar një model shumë më të shpejtë, më të fuqishëm, më të lehtë "M4", të cilin e ka prezantuar "Shanghai Motor Show". Prodhimi i risisë "BMW M4 CS " shitjet do t'i fillojë më vonë këtë vit me çmimin fillestar prej 82, 861 euro. Sipas brendit gjerman, ajo që e ndan nga "CS" është se "M4" është personazh i inspiruar nga garat. Nën kapak posedon një motor prej 3.0-litra, porse fuqia e tij është rritur në 454 kuaj fuqi, që është për 29 kuaj fuqi më shumë se sa një model standard "M4" dhe 10 kuaj fuqi më shumë se "M4 Competition Pack". Si rezultat i kësaj, nga zero deri në 100 kilometra, shpejtësinë e arrin për 3.9 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 280 KM/h. E gjithë fuqia në rrotat e pasme dërgohet me një transmision me shtatë shpejtësi. Falë fibrave të karbonit, vetura do të peshojë 1,580 kilogramë, krahasuar me një "M" të rregullt, i janë hequr rreth 32 kilogramë,transmeton gazeta Kosova Sot.

(Kosova Sot)

23 orë e 6 minuta më parë