Përditësimet që Google solli te “Lensi” - Auto&Tech - Kosova Sot
Pėrditėsimet qė Google solli te “Lensi”

Pėrditėsimet qė Google solli te “Lensi”

Google ka prezantuar veçorinë e re të “Lensit” në konferencën e vet të përvitshme “I/O”.

Kjo veçori përdor kamerat e pajisjeve të përdoruesve për të dhënë informata lidhur me atë që jeni duke e shikuar me kamerën e telefonit.

Shefi i Google-it, Sundar Pichai, demonstroi kapacitetet e veçorisë së re në një lule të caktuar dhe më pas Google Asistenti i tregon çfarë lloji i lules është dhe e drejton te luleshitësi më i afërt.

Pas kësaj, Pichai zbuloi edhe një veçori të re të “Lensit” duke treguar veprimin.

Gjatë një demonstrimi kamera e telefonit ishte drejtuar drejt një ruteri të WiFi-s dhe një kod në të cilin ishte i shkruar fjalëkalimi i rrjetit, dhe Google Asistent automatikisht e lidh telefonin me këtë rrjet interneti.

(Kosova Sot)

6 orë e 54 minuta më parë