"2017 HONDA CIVIC", me motorin 1.5 litra - Auto&Tech - Kosova Sot
"2017 HONDA CIVIC", me motorin 1.5 litra

"2017 HONDA CIVIC", me motorin 1.5 litra

Tani, modeli "2017 Honda Civic" do të jetë në dispozicion edhe me motorin 1.5 litra, me katër cilindra, pajisur edhe me një transmision me gjashtë shpejtësi, për modelet kupe dhe limuzinë. Një model me katër dyer po ashtu është rrugës këtë vit. "Civic" është një gërshetim midis linjës "Fit" dhe "Accord", në brendin e "Honda". Për vitin 2017, "Honda" do të ofrojë "Civic" kupe dhe limuzinë me motorin e ri prej 1.5 litra, me transmision me gjashtë shpejtësi, manual. Po ashtu, një motor 2.0 litra, me katër cilindra është standard me transmisionin manual. "2017 Honda Civic", kupe dhe limuzinë do të ofrohen në shumë opsione, prej "LX" e deri te "Touring". Shumica e specifikave të "2017 Honda Civic", janë bartur nga modeli i vitit të kaluar. Përfshihen "airbag" nga përpara dhe nga anash, frenimi "ABS", asistimi në frenim, dritat "LED" që rrinë ndezur edhe gjatë ditës dhe disa kamera,transmeton gazeta Kosova Sot.
(Kosova Sot) 
18 orë e 30 minuta më parë