Prezantimi i risisë "volvo xc60 2017" - Auto&Tech - Kosova Sot
Prezantimi i risisė "volvo xc60 2017"

Prezantimi i risisė "volvo xc60 2017"

Kanë qenë disa vjet të shkëlqyeshëm për "Volvo", që nga lansimi i "XC90 SUV". Ajo veturë, bashkë me "S90" dhe "V90", e kanë forcuar për së tepërmi brendin e "Volvo"-s, duke e bërë një rival të drejtpërdrejtë për "BMW"-në, "Audi"-në, "Mercedes"- in, "Jaguar"-in dhe "Land Rover"- in. Tani, është radha për atë që në "Volvo" e quajnë '60 cluster', duke filluar me "XC60 SUV". Kjo veturë po zëvendëson modelin bestselling në histori të "Volvo", dhe qëndron karshi modelit aktual të vitit "Jaguar's F-Pace". Po ashtu, është rival edhe për "Audi Q5", "BMW X3" dhe "Mercedes GLC".

Ngjashmëritë midis modeleve "XC60" dhe "XC90" janë të qarta. Nëse i vini ballë për ballë, do ta vëreni se "60" ka më shumë linja të lakuara, pothuajse muskuloz, me kënde nga prapa dhe drita më të gjera, dukje më sportive. "Volvo" vetvetiu ka ndaluar së përdoruri fjalët si 'sporty' dhe 'agile' për këtë veturë, në vend të kësaj ata flasin për 'vetëbesimin e inspiruar'. Përpos dukjes, modeli "XC60" ka edhe shumë ngjashmëri tjera me vëllain e madh. Qëndron sipër "Volvo's Scalable Platform Architecture", po ashtu ndajnë edhe motorët, shumicën e teknologjisë së përparuar të "XC90" dhe shumë nga pjesët që do të përdoren nga brenda. Është për 261 milimetra më i shkurtër, vetëm 9 milimetra më i ngushtë dhe 118 milimetra më i ulët sesa "XC90". Është pak më i shkurtë dhe më i ulët, por për pak më i gjerë se sa "F-Pace", transmeton Kosova Sot.

Nëse e shikojmë enterierin, nga një kënd i qasjes e vërejmë se "XC60" udhëheq me stil. Ky është edhe një model tjetër i mahnitshëm nga fabrika e veturave "Volvo", ku brendësia është e mahnitshme me një ekran prej 22.86 centimetra në qendër. Është më i integruar sesa në modelin "XC90", që sistemin e navigimit e bën më të lehtë se kurrë më parë. Po ashtu, ofron qasje në një mori opsionesh të sigurisë që shumë rivalë të tjerë të modelit "XC60s" nuk i kanë, sidomos "F-Pace".

Kur uleni në "XC60", është më i ulët dhe ju bën të ndiheni më afër asfaltit dhe kroskotit, porse pozita në vozitje është shumë e mirë. Ekspertët e kompanisë të gjitha i kanë vendosur pikërisht aty ku ju i dëshironi. Posedon sistemin e sigurisë "City Safety", pastaj pakon "Pilot Assist". Kështu, modeli "XC60" është i mençur dhe i rehatshëm dhe po ashtu është shumë i qetë. Modeli me 232 kuaj fuqi, "D5" me naftë, është i qetë, pothuajse krejt i heshtur. Krejt çfarë mund të dëgjoni është zhurma që e bën era. "Volvo" përdor atë që quhet teknologjia "Powerpulse" në këtë motor, sistem që siguron ajër të kompresuar, ndihmon shpejtësinë. Kjo ndikon që modeli "XC60", shpejtësinë nga zero deri në 100, ta arrijë për 7.2 sekonda. 

(Kosova Sot)

17 orë e 17 minuta më parë