Telegram bllokon dhjetëra kanale terroriste - Auto&Tech - Kosova Sot
Telegram bllokon dhjetėra kanale terroriste

Telegram bllokon dhjetėra kanale terroriste

Sipas autoriteteve Telegram është përdorur për të promovuar radikalizmin dhe për tu shpërndarë urdhëresa për sulmet.

Platforma e komunikimit Telegram premtoi mbylljen e kanaleve terroriste pasi qeveria indoneziane vendosi bllokimin e aplikacionit në këtë vend pjesërisht.

Ministria e Komunikimit dhe IT-së bllokoi versionin në ueb të Telegram ditën e Premte duke kërcënuar me bllokimin e aplikacioneve të tjera.

Sipas autoriteteve Telegram është përdorur për të promovuar radikalizmin dhe për tu shpërndarë urdhëresa për sulmet.

Telegram reagoi menjëherë duke mbyllur të gjitha kanalet e raportuara nga qeveria Indoneziane.

Lëvizja vjen pak ditë pas shqetësimeve në rritje nga Shteti i Islamik në Azinë Juglindore. Globalisht Telegram ka luajtur rol të rëndësishën fatkeqësisht si një mjet kryesor komunikimi për militantët e Shtetit Islamik.

(Kosova Sot)

5 orë e 58 minuta më parë