< Bien shitjet e syzeve Spectacles me 35% - Auto&Tech - Kosova Sot
Bien shitjet e syzeve Spectacles me 35%

Bien shitjet e syzeve Spectacles me 35%

Syzet e diellit të Snap, Spectacles, janë më shumë një produkt fansash sesa masash. Gjatë publikimit të raportit të dytë financiar, Snap tha se të ardhura “të tjera” janë 5.4 milion dollar, që do të thotë se mund të jenë shitur 41,500 palë syze të cilat kushtojnë 130 dollar.

Krahasuar me tre mujorin paraardhës kur kompania kishte 8.3 milion të ardhura ose afro 64,000 palë syze. Kjo do të thotë se shitjet kanë rënë me të paktën 35%.

Snap filloi shitjet e Spectacles në Amazon dhe dyqane të tjera gjatë muajit Qershor në Evropë. E thënë ndryshe shitjet prej 41,500 mund të jenë ndihmuar nga ekspansioni në Evropë por penguar në SHBA.

Snap ka nevojë për një version tjetër të Spectacles nëse kërkon të tërheqë interes ose mbase po kërkon alternativa të tjera. Së fundi kompania bleu Zero Robotics, një prodhues dronësh selfie, për 200 milion dollar. 

 (Kosova Sot)

10 orë e 54 minuta më parë