"Apple" prezanton smartfonin më të mirë të saj - Auto&Tech - Kosova Sot
"Apple" prezanton smartfonin mė tė mirė tė saj

"Apple" prezanton smartfonin mė tė mirė tė saj

"iPhone X" vjen me tiparet, si: 'FaceID', ekran 'skaj më skaj' prej 5.8 inçësh dhe pa butonin 'Home'
Kompania ka filluar me prezantimin e "Apple Watch", e cila është bërë ora e dytë më e përdorur në botë. Kjo është bërë e ditur gjatë prezantimit të produkteve të kësaj kompanie në teatrin "Steve Jobs" në Kaliforni. Njëra nga risitë janë informatat rreth rrahjes së zemrës. Falë një mikroçipi të instaluar brenda orës, "Apple Watch" do të ketë një wi-fi dhe 'Bluetooth' për 85% më të shpejtë. Porositë e kësaj ore do të mund të bëhen nga 15 shtatori, kurse në treg do të dalë nga 22 shtatori. Versioni bazë pritet të kushtojë 329 dollarë, derisa ai me telefon 399 dollarë. Është prezantuar edhe modeli i ri i televizorit i njohur si "Apple TV", që vjen në formatin 4K. Cilësia e fotografisë të televizorit më të ri të 'Apple 4K' është përmirë- suar dukshëm, falë një çipi të ri të A10X të instaluara brenda tij. "Apple TV 4K" do të mund të porositet pas 22 shtatorit. Ky televizor do të dalë në treg me tri versione - 'Apple Tv' 32 GB për 149 dollarë, 'Apple TV 4K' 32 GB për 179 dollarë dhe 'Apple TV' 4K 64 GB për 199 dollarë. 'Apple' ka prezantuar edhe 'iPhone 8', i cili do të jetë i disponueshëm në treg me gjashtë ngjyra të ndryshme, derisa ekrani dhe xhami i tij do të jetë i përforcuar me çelik. Cilësia e fotografive të shkrepura nga kamera e re 12 MP e 'iPhone 8', pa dyshim që është dukshëm më e mirë sesa te modeli i kaluar. Formati i videos të realizuar me kamerë të 'iPhone 8' është 4K me rezolucion A080p 240 fps. Në treg do të dal më 22 shtator. Pas muajve të tërë të pritjes, "Apple" përfundimisht ka prezantuar celularin e vet "të përvjetorit", "iPhone X". "iPhone X" sjell një ekran 'skaj më skaj' me ngjyra më të pasura dhe me një softuer për njohje të fytyrës, të quajtur "Face ID", i cili ua mundëson përdoruesve që ta shkyçin celularin pa pasur nevojë për lexues të shenjave të gishtit, apo pa butonin fizik 'home'. "iPhone X" ka një teknologji të re të ekranit, të njohur me emrin OLED, e cila është më e hollë, më e lehtë dhe më e ndritshme. "iPhone X" ka një bateri më të sofistikuar, pasi jetëgjatësia e saj është më e madhe për dy orë sesa ajo e modelit "iPhone 7", si dhe mbushet më shpejt përmes metodës “wireless” me pajisjen e quajtur 'Air Power', e cila konsiderohet si e ardhmja e telefonave të mençur. Çmimi i 'iPhone X" do të jetë 999 dollarë, do të vijë me 64 GB, kurse porositë e tij mund të bëhen nga 27 tetori. Në treg do të dalë nga 3 nëntori. 

(Kosova Sot) 
 

16 orë e 52 minuta më parë