< “Mercedes-AMG GLA 45 Yellow Night Edition 2017” - Auto&Tech - Kosova Sot
“Mercedes-AMG GLA 45 Yellow Night Edition 2017”

“Mercedes-AMG GLA 45 Yellow Night Edition 2017”

Kompania e prodhimit të veturave, e cila njëherësh cilësohet më e mira në botë, “Mercedes”, shpesh është akuzuar për gjëra të panevojshme të përfshira në të, dhe veturat si “AMG-tuned GLA 45” janë cituar si fakt. Duke qenë në shitje tani për më shumë se dy vjet, modeli “Mercedes-AMG GLA 45” në fakt ishte përpara secilës lojë, porse kjo nuk e ka ndaluar që ta përmirësojë brendin e vet me pjesën tjetër të brendit  “GLA”. Detajet e jashtme te “GLA 45” nuk janë befasuese dhe të qarta në fillim, porse djalli është në detajet. Ndryshimet që janë bërë nuk janë vetëm aksesorë për hijeshi, por edhe sistemi i ftohjes është përmirësuar. E kemi fjalën për veturën e testuar tashmë “Yellow Night Edition”. Për dikë, shpenzimi i rreth 56,000 eurove nuk është punë e madhe, pasi është veturë me shije. Po ashtu, nga brenda shohim ulëset e “AMG” dhe një timon me stil “Alcantara”. Hapësira nuk është aq brilante, me ulëset e mbledhura nga përpara, duke krijuar një hapësirë mjaft të madhe për ata që janë ulur nga prapa. Motori me benzinë prej 2.0-litra, ishte forcuar nga 355 kuaj fuqi, në 376 kuaj fuqi për modelin e vitit 2016.

Image

 

Por, për të përmirësuar të gjitha, “AMG” ka krijuar transmisionin me shtatë shpejtësi.  Përderisa gjithmonë ka qenë veturë e shpejtë, edhe ky modeli i fundit është i zjarrtë.  Vozitja që bën është e pranueshme, ia del ta kontrollojë lartësinë e vozitjes, duke u ndjerë se jeni ulur në tokë derisa sistemi i tërheqjes me katër rrota do të thotë se ka diçka për t’u ofruar. Megjithëkëtë, nuk është më argëtues sesa “Ford Focus RS”, i cili kushton hiç më pak se 26 mijë euro më pak. Dhe, ky është edhe problemi më i madh që e kemi me modelin e prezantuar “GLA 45”, është i shtrenjtë. Në modelin e ofruar “Yellow Night Edition”, çmimet janë të larta, i cili, me një çmim që ka, futet edhe në territorin e  “Porsche Macan”.

Image

 

Specifikat kryesore:

Modeli: “Mercedes-AMG GLA 45 Yellow Night Edition”

Çmimi: 59,871 euro.

Motori: 2.0-litra, 4 cilindra, turbo me benzinë

Fuqia: 376 kuaj fuqi

Transmisioni: Shtatë shpejtësi, “dual-clutch” automatik, tërheqje me katër rrotat

0-100 kilometra: 4.4 sekonda

Shpejtësia maksimale: 249 KM/h.

Ekonomia/CO2: 38.2mpg/172g/km

Në shitje: Tani.

Image

 

(Kosova Sot)

8 orë e 27 minuta më parë