< Rusia ka vjedhur informacione nga NSA-ja me ndihmën e Kaspersky - Auto&Tech - Kosova Sot
Rusia ka vjedhur informacione nga NSA-ja me ndihmėn e Kaspersky

Rusia ka vjedhur informacione nga NSA-ja me ndihmėn e Kaspersky

Nëse konfirmohet, kjo është hera e dytë që një agjenci Amerikane e inteligjencës hakohet pas publikimit të dokumenteve sekrete nga Eduard Snouden në 2013-ën.

Hakera të mbështetur nga qeveria Ruse kanë vjedhur sekrete të klasifikuara kibernetike nga Agjencia Amerikane e Sigurisë (NSA) në 2015-ën pasi një kontraktor mori me vehte informacione në kompjuterin e shtëpisë.

Raportuar nga Wall Street Journal i cili citonte burime të fshehta, vjedhja përmbante informacione për të penetruar rrjetet e huaja kompjuterike si dhe për mbrojtjen nga sulme kibenetike.

Në një histori më vete, Washington Post shkruante se punonjësi kishte ushtruar detyrën e tij në divizionin elitë të hakerave përpara se të pushohej nga puna në 2015-ën.

Nëse konfirmohet, kjo është hera e dytë që një agjenci Amerikane e inteligjencës hakohet pas publikimit të dokumenteve sekrete nga Eduard Snouden në 2013-ën.

Një tjetër kontraktor do të dalë përpara gjykatës nën akuzën se ka marrë informacione të klasifikuara të NSA në shtëpinë e tij.

Sipas Washington Post, Harold Martin nuk është i përfshirë në rastin më të fundit.

Përsëri duke cituar burime të paidentikuara, WSJ dhe Washington Post raportuan se kontraktori i rastit të fundit kishte të instaluar në kompjuterin e tij softuerin e sigurisë të Kaspersky Lab.

Ky i fundit ka mohuar çdo akuzë për bashkëpunim me autoritetet Ruse. Ekspertët e sigurisë besojnë se zyrtarët e qeverisë Ruse kanë përdorur problemet e sigurisë së Kaspersky për të hakuar kompjuterat.

Por Kaspersky thotë se ka gjetur vetveten në mesin e një lufte gjeopolitike. Më 13 Shtator Departamenti Amerikan i Sigurisë dëboi përdorimin e produkteve të Kaspersky në rrjetet federale. 

 (Kosova Sot)

2 orë e 2 minuta më parë