< Risia "2018 Audi A7 Sportback", dalin fotot e para - Auto&Tech - Kosova Sot
Risia "2018 Audi A7 Sportback", dalin fotot e para

Risia "2018 Audi A7 Sportback", dalin fotot e para

Kemi disa foto shkëlqyese të modelit të ri që po vjen të "Audi A7", i cili do të prezantohet këtë vit. Fotot mund të mos jenë të prodhimit aktual, porse tani na jepet ideja se si do të duket rivali i ri i "Porsche Panamera". Dizajni me të madhe është inspirim i modelit të fundit "A8", dominuar nga grilli prej kromi. Ka edhe një dizajn të ri të dritave nga prapa, që është krejt i njëjti me modelin e ri "A8", bashkë me "LED". Me gjasë sivjet do të kompletohet, porse në shitje nuk do ta kemi deri në vitin 2018. Pritet që modeli i ri "A7" do të qëndrojë në platformën e re "MLB Evo", platformë që e ndan bashkë me "Q7 SUV", kështu që do të ketë edhe përmirësime në ekonomi dhe në performanca. Pritet që motorët e "A7" të jenë të mëdhenj me "V6" dhe "V8", me benzinë dhe me naftë. Modeli i ri do të ketë pesë dyer.  

(Kosova Sot)

47 minuta më parë