< "Range Rover Sport", tani vjen edhe me motorin hibrid - Auto&Tech - Kosova Sot
"Range Rover Sport", tani vjen edhe me motorin hibrid

"Range Rover Sport", tani vjen edhe me motorin hibrid

Përfundimisht, edhe zyrtarisht kanë dalë fotot e "ndërhyrjes" në "Range Rover Sport". Një dizajn dhe enterieri i përmirë- suar, po ashtu edhe teknologjia, janë pjesë e modelit të vitit 2018, plus ka edhe një opsion të një motorit krejt të ri hibrid. Modeli hibrid njihet i "Range Rover Sport" pranon shenjën dalluese "P400e", dhe vjen në kombinim me 296 kuaj fuqi, me motori turbo, prej 2.0-litra e katër cilindra, me një motor elektrik "85kW", që i gjithë sistemi krijon një fuqi prej 398 kuaj fuqi. Në "Land Rover" theksojnë se shpejtësinë nga ero deri në 100 kilometra në orë e arrijnë për 6.7 sekonda, derisa shpejtësia maksimale do të jetë 220 kilometra në orë. Po ashtu, vetura është në gjendje të punojë vetëm me motorin elektrik, derisa sipas kompanisë, thonë se motori bën 50 kilometra me shpejtësinë prej 136 kilometra në orë. 

(Kosova Sot)

44 minuta më parë