< Përditësimet e Tetorit në Windows 10 shkaktojnë ekranin blu të vdekjes - Auto&Tech - Kosova Sot
Pėrditėsimet e Tetorit nė Windows 10 shkaktojnė ekranin blu tė vdekjes

Pėrditėsimet e Tetorit nė Windows 10 shkaktojnė ekranin blu tė vdekjes

Përditësime dedikuar Windows 10 1703, Windows 10 1607 dhe Windows Server 2016 shkaktuar probleme në një mori konsumatorësh biznesi por edhe individualë.

Një problem në mënyrën sesi Microsoft publikoi përditësimet e sigurisë për muajin Tetor bëri që kompjuterët dhe serverët e ca përdoruesve të shfaqnin ekranin blu të vdekjes e madje të mos ri-ndizeshin fare.

Përditësimet dedikuar Windows 10 1703, Windows 10 1607 dhe Windows Server 2016 shkaktuan probleme në një mori konsumatorësh biznesi por edhe individualë.

Përditësimet që shkaktuan probleme ishin KB4041676 dhe KB4041691. Në të vërtetë nuk janë përditësimet që duhen fajësuar por Microsoft i cili aksidentalisht publikoi përditësimet grumbulluese (Cumulative) dhe Delta njëherazi.

Përdoruesit duhet të aplikojnë vetëm përditësimet grumbulluese dhe jo Delta. Ata duhet të pastrojnë depon e Windows Server Update Services (WSUS) në mënyrë që përditësimet delta të mos shfaqen.

Ankesat kanë qenë të shumta në forumet e Microsoft ku njëri prej konsumatorëve shprehej shpërndante përditësimet për 5,500 klientë dhe pas përditësimit të parë në Windows 10 1703, të gjitha sistemet treguan një ekran blu të vdekjes. 

 (Kosova Sot)

18 orë e 33 minuta më parë