< Prezantohet “Peugeot 5008 2.0 BlueHDI” - Auto&Tech - Kosova Sot
Prezantohet “Peugeot 5008 2.0 BlueHDI”

Prezantohet “Peugeot 5008 2.0 BlueHDI”

Ishim mjaft zemërgjerë dhe e kemi lavdëruar fort modelin “Peugeot 3008”  që nga lansimi i tij në vitin e kaluar, ku ky “crossover” është emërtuar si më i miri “SUV” i madhësisë mesatare nga “Auto Express Awards”. I ngrohtë mbi takat e veta dhe i etur për të arritur të njëjtin sukses, është po ashtu edhe platforma e “5008 SUV”, që tashmë ka arritur në Mbretërinë e Bashkuar. Tashmë është kaluar pak kohë nëpër rrugët britanike me versionin e motorit 1.2 litra me benzinë, por përkundër përshtypjeve jo të mira nga vitet e kaluara, duket se shitjet do të shtohen. Këtu, jemi në mes të variantit me 148 kuaj fuqi, me motorin 2.0-litra “BlueHDI”, me specifika sportive “GT-Line”. Shikuar nga përpara ata duken mjaft identikë derisa vetëm nga prapa dritat e rrafshëta i japin formën e “5008”. Janë pikërisht dukjet nga anash që e bëjnë dallimin e madh, derisa një kulm është jo shumë larg kokës së pasagjerëve. Po ashtu, 165 milimetra i janë shtuar bazës ndër-boshtore, kështu që dyert e pasme janë më të gjata. Kroskoti i 5008-ës vetëm në mënyrë vizuale është më interesant, me të njëjtat materiale të pasura, një konzolë  të mençur në qendër dhe ‘Virtual cockpit’ me kontrollin timonit të tij të vogël dhe pjesën digjitale. Është një nga kabinat që të bëjnë të ndiheni më së miri nga lloji i vet, megjithëse kontrollet nuk janë po aq intuitive për të operuar sikurse  të “Skoda Kodiaq”.  Përderisa njësia me 178 kuaj fuqi me transmisionin me tetë shpejtësi të “Peugeot”, automatik, pritet të arrijë më vonë në Mbretërinë e Bashkuar, ai manual me versionin prej 148 kuaj fuqi ishte më i fuqishmi nga modelet “5008” që ishte testuar.  Ndihet më i fortë dhe më fleksibil sesa ai me motorin 1.6-litra, me naftë. Nëse dëshironi që modelin “5008” ta mbushni plot me fëmijë dhe me bagazh, është vërtet mbresëlënës për një “suv’ me shtatë ulëse.  Edhe transmisioni manual ndërrohet me lehtësi. Motori 2.0-litra, me naftë, po ashtu i shkon fort mirë modeli ‘5008’, si dhe stilit të tij në vozitje. Kontrolli i trupit të tij është i kënaqshëm mjaftueshëm, dhe shumë i lehtë është edhe ndërrimi i shpejtësive nëse keni pakon “Sport”. Modeli ‘5008’, në mënyrë shumë komfore ju bart me disqet e veta prej 48.26 centimetra te “GT-Line”.

Image

 

Specifikat kryesore:

Modeli: “Peugeot 5008 2.0 BlueHDI 150 GT-Line”

Çmimi: 34,628 euro

Motori: 2.0-litra,  4 cilindra, me naftë, 148 kuaj fuqi, gjashtë shpejtësi  manual, tërheqje me rrotat e para

0-00 KM/h 9.6 sekonda

Shpejtësia maksimale: 207 KM/h.

Në shitje: Tani.

Image
Image

 

(Kosova Sot) 

1 orë e 0 minuta më parë