< Jep dorëheqjen CEO i Samsung Kwon Oh-hyun - Auto&Tech - Kosova Sot
Jep dorėheqjen CEO i Samsung Kwon Oh-hyun

Jep dorėheqjen CEO i Samsung Kwon Oh-hyun

Gjithashtu lëvizja erdhi pikërisht ditën e sotme kur Samsung parashikoi të ardhura dhe fitime rekord për tre mujorin e tretë të vitit ndihmuar nga biznesi i çipeve dhe ekraneve OLED.

Gjigandi Korean i elektronikës Samsung lajmëroi ditën e Premte se CEO dhe Zëvendës Presidenti i kompanisë Kwon Oh-hyun do të largohet duke shtuar më tej shqetësimet e një vakumi në lidership pas dënimit me 5 vite burg të trashëgimtarit Jay Y. Lee.

Dorëheqja surprizë e tij erdhi në një kohë kur pritej që vetë Kwon të merrte drejtimin e kompanisë pas arrestimit në Shkurt të Lee i cili është përfshirë në një skandal korrupsioni së bashku me ish presidenten e vendit Park-Geun Hye.

Gjithashtu lëvizja erdhi pikërisht ditën e sotme kur Samsung parashikoi të ardhura dhe fitime rekord për tre mujorin e tretë të vitit ndihmuar nga biznesi i çipeve dhe ekraneve OLED.

64 vjeçarin Kwon është parë si numri 2 i grupit Samsung. I emëruar si kryetari i bordit drejtues, ai udhëhiqte biznesin e komponentëve përfshirë atë të çipeve të memories dhe ekraneve.

Në një qëndrim zyrtar ai thoshte se ka ardhur koha që kompaninë ta drejtojë një lidership dhe shpirt i ri. 

 (Kosova Sot)

25 minuta më parë