< Hap pas hapi si mund të fshini në Whatsapp mesazhet e dërguara gabimisht - Auto&Tech - Kosova Sot
Hap pas hapi si mund tė fshini nė Whatsapp mesazhet e dėrguara gabimisht

Hap pas hapi si mund tė fshini nė Whatsapp mesazhet e dėrguara gabimisht

Mesazhi i gabuar dërguar personit të gabuar.. të gjithë e kanë gjetur veten në një situatë të tillë, duke dashur për të paktën një sekondë të mos kishin ekzistuar më në këtë botë ! Ngatërrimi i bisedave nuk është më diçka e rrallë pasi komunikimi shumëplanësh në rrjetet sociale është si një rrjet merimange në të cilën mund të ngatërrohesh shumë thjesht! POR më në fund aplikacioni i whatsapp-it ka kuptuar problemin më të madh të hapësirës virtual dhe me versionin e fundit i jep zgjidhje ! “Delete message from everyone” është opsioni më i ri dhe fshin mesazhin e dërguar për të dyja palët. Pasi të jetë fshirë, ai do të shfaqet në version “this message was deleted (ky mesazh u fshi) në bisedën e marrësit. Në mënyrë të ngjashme, nëse e shihni këtë mesazh, nënkupton që personi me të cilin keni biseduar e ka fshirë mesazhin e fundit të dërguar. Si mund ta fshini mesazhin? Klikoni me mesazhin që dëshironi të fshini, shkoni në butonin “delete” dhe zgjidhni “Delete message from everyone”. Ky opsion i shumëdëshiruar mund të përdoret vetëm nga personat që kanë të shkarkuar versionin e fundit të “Whatsapp” për Android, iPhone ose Windows Phone.

(Kosova Sot)

10 orë e 44 minuta më parë