< Ja sesi të ruani automatikisht një screenshot në Dropbox - Auto&Tech - Kosova Sot
Ja sesi tė ruani automatikisht njė screenshot nė Dropbox

Ja sesi tė ruani automatikisht njė screenshot nė Dropbox

Nëse jeni prej atyre që realizojnë një mori screenshot-e çdo ditë, kjo veçori ka për tju kursyer shumë kohë.

A i keni besuar Dropbox-it nevojat tuaja të shpërndarjes së skedarëve? Së bashku me OneDrive dhe Google Drive, shërbimi është një prej tre lojtarëve kryesore në sektorin e ruajtjes së të dhënave.

Funksionet e aplikacionit janë të shumta por një prej tyre është mjaft i dobishëm. Bëhet fjalë për ruajtjen automatike të fotove të ekranit – screenshot.

Nëse jeni prej atyre që realizojnë një mori screenshot-e çdo ditë, kjo veçori ka për tju kursyer shumë kohë.

Ja sesi të ruani screenshot-et në Dropbox

Përpara se të hyjmë në detaje duhet të sigurohemi se keni instaluar aplikacionin Dropbox në kompjuterin tuaj.

Gjithashtu duhet të instaloni versionin më të fundit të Dropbox. Nëse e keni të instaluar pasi të shtypni butonin Print Screen do të vëreni një kuti dialogu në ekran e cila u kërkon të ruani automatikisht screenshot-et në Dropbox. Përzgjidhni opsionin Save Screenshots using Dropbox.

Nëse keni përdorur prej kohësh Dropbox por e keni injoruar një njoftim të tillë në ekran atëherë ndiqni këto hapa:

Dopjo klik mbi ikonën Dropbox në taskbar
Klikonin ikonën në formë ingranazhi
Përzgjidhni opsionin Preferences
Klikoni Import
Klikoni Share screenshots using Dropbox

Për të ç’aktivizuar këtë veçori kryeni të njëjtën procedurë duke hequr opsionin e fundit.

 (Kosova Sot)

8 orë e 15 minuta më parë