< Telefonët inteligjentë mbajnë botën online - Auto&Tech - Kosova Sot
Telefonėt inteligjentė mbajnė botėn online

Telefonėt inteligjentė mbajnė botėn online

Sipas një raporti të comScore, 70% e përdoruesve në internet në Indi qasen përmes pajisjeve mobile duke treguar edhe njëherë rëndësinë e telefonëve inteligjentë.

World Wide Web është një rrjet global serverash interneti të cilët komunikojnë në forma të ndryshme.

Shpikur nga Tim Berners-Lee në 1989, interneti ka qenë një pjesë qendrore të ngritjen e epokës së informacionit dhe ofron akses të lehtë në sasi të mëdha informacion për këdo me një lidhje interneti.

Pavarësisht emrit, world wide web, nuk ka qenë asnjëherë me të vërtetë global sepse shumë njerëz nuk kanë akses në të.

Shumica e vendeve pak të zhvilluara nuk kanë infrastrukturën e duhur për të ofruar akses në internet në shtëpi duke privuar miliona njerëz në formën më vitale të komunikimit.

Këtë boshllëk e mbushin pajisjet mobile dhe telefonët inteligjentë në veçanti. Në vitet e fundit telefonët inteligjentë kanë ndihmuar miliona njerëz për tu lidhur me njëri tjetrin përmes internetit.

Sipas një raporti të comScore, 70% e përdoruesve në internet në Indi qasen përmes pajisjeve mobile duke treguar edhe njëherë rëndësinë e telefonëve inteligjentë.

Siç e tregon edhe grafiku i paraqitur mëposhtëm, së bashku me Indonezinë, India është vendi me numrin më të lartë të përdoruesve të internetit vetëm nga një pajisje mobile.

Kjo shifër është më e ulët në vendet e zhvilluara të Evropës Perendimore dhe Shteteve të Bashkuara. 

 (Kosova Sot)

23 orë e 32 minuta më parë