"Mercedes CLS", edhe zyrtarisht prezantohet në Los Anxhelos (Foto) - Auto&Tech - Kosova Sot
"Mercedes CLS", edhe zyrtarisht prezantohet nė Los Anxhelos (Foto)

"Mercedes CLS", edhe zyrtarisht prezantohet nė Los Anxhelos (Foto)

"Mercedes" ka shpikur fenomenin kupe me katër dyer me të parin "CLS" dhe tani kompania po tenton ta kërkojë iniciativën me gjeneratën e tretë të veturës, që ishte prezantuar te "2017 Los Angeles Auto Show". Vetura do të dalë në shitje më 7 dhjetor derisa në Mbretërinë e Bashkuar veturat e para arrijnë në pranverën e vitit 2018. Çmimet fillojnë me rreth 64.787 euro. Risia "CLS" është bazuar në modelin e fundit "Mercedes E-Class", duke ndarë së bashku shasinë dhe teknologjinë si dhe transmisionin me nëntë shpejtësi automatik dhe sistemin e tërheqjes me katër rrotat "4MATIC".

 EKSTERIERI DHE ENTERIERI

Modeli i ri ka një dukje më të butë se sa "Mk2 CLS", me më shumë linja poshtë që e bëjnë si një shenjë origjinali që kur ishte prezantuar në vitin 2003. Nga këndi i rrotave dhe nga pas është i pajisur me disa kënde të prera me një krah më të butë që depërton deri te dritat e pasme. Nga brenda, ndikimi i "EClass" është më evident. Paneli i gjerë i ekranit të instrumenteve është bartur në mënyrë të drejtpërdrejtë, megjithëse janë edhe disa ndërhyre që janë të reja për "CLS", si ventilatorët me shkëlqim dhe dritat e ambientit që tregojnë kur temperatura është e ftohtë apo e ngrohtë, siç është kërkuar.

MOTORËT DHE PERFORMANCA

Modeli "Mercedes CLS" është lansuar me zgjedhjen e dy motorëve dizelë - ai me 282 kuaj fuqi "350 d", dhe ai "400 d", që prodhon 335 kuaj fuqi. Modeli "350 d" shpejtësinë nga zero deri në 100 e arrin për 5.7 sekonda, derisa dizeli më i fuqishëm ia del që të njëjtën shpejtësi ta arrijë për 5.0 sekonda. Ka po ashtu edicionin me benzinë, si "450" me motorin 3.0-litra, i kompletuar me motorin elektrik "48v" dhe 22 kuaj fuqi shtesë. Kombinimi i tyre ofron 362 kuaj fuqi, derisa shpejtësinë nga zero deri në 100 ky e arrin për 4.8 sekonda. Vitin që vjen, "Mercedes" do ta lansojë edhe një version më të fuqishëm me benzinë, "53 AMG" që do të jetë edhe "CLS" më i shpejtë.

ÇMIMET DHE DATA E SHITJES

 Risia "Mercedes CLS" del në shitje më 11 dhjetor, megjithëse te blerësit nuk mund të arrijë deri në pranverën e vitit 2018. "AMG Line" do të fillojë me një çmim prej 64.787 euro.

Image
Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)

21 orë e 34 minuta më parë