"BMW i8 Roadster", në janar del në shitje - Auto&Tech - Kosova Sot
"BMW i8 Roadster", nė janar del nė shitje

"BMW i8 Roadster", nė janar del nė shitje

Pas muajsh spekulimesh, "BMW"-ja përfundimisht ka prezantuar të përfolurin "i8 Roadster" te "LA Motor Show". Përkrah të freskuarit "i8 coupe", modeli "Roadster" do të dalë në shitje në janar me një çmim prej 141,835 euro. Vetura sportive elektrike hibride vjen me një kulm solid. Kulmi i tëri është elektrik dhe i nevojiten 15 sekonda për t'u hapur apo për t'u mbyllur, e këtë e bën derisa është në shpejtësinë prej 48 KM/h. Forma e tij si "Z" i jep 100 litra shtesë hapësirës midis kutisë së kulmit dhe ulëseve. Modeli "i8 Roadster" po ashtu ka një fuqi si rezultat i përmirësimeve përmes "BMW's eDrive technology". Kapaciteti i baterisë prej litiumi është rritur nga 7.1kWh në 11.6kWh, që do të thotë se fuqia e motorit është shtuar edhe për 12 kuaj fuqi, që arrin në 141 kuaj fuqi. Kombinuar me një motor me tre cilindra prej 1.5-litra me benzinë, modeli "i8 Roadster" prodhon 369 kuaj fuqi. Në "BMW" thonë se "i8 Roadster" i nevojiten 4.6 sekonda për ta arritur shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra. Shpejtësia maksimale është 249 KM/h.BMW i8 Roadster - rearBMW i8 Roadster - sideBMW i8 Roadster - frontBMW i8 Roadster - sideBMW i8 Roadster - rearBMW i8 Roadster - detailBMW i8 Roadster - interiorBMW i8 and i8 Roadster - frontBMW i8 and i8 Roadster - front

(Kosova Sot)

15 orë e 15 minuta më parë