Çka sjell 'rifreskimi' i "Apple"-s? - Auto&Tech - Kosova Sot
Ēka sjell

Ēka sjell 'rifreskimi' i "Apple"-s?

Kompania "Apple" ka ofruar një 'rifreskim' të rëndësishëm, të ri, i cili largon viruset, por ofron edhe mundësi të reja. Bëhet fjalë për 'rifreskimin' e iOS 11.2, që arriti vetëm disa orë pasi që virusi filloi ta shkatërronte iOS 11.1.2, në rastin kur aplikacionet e palës së tretë, përdorin notifikimet përsëritëse. "Apple" ka ofruar rifreskimin e iOS 11.2, i cili e zgjidh problemin, por përmban edhe gjëra të tjera. Në fakt, iOS 11.2 është një rifreskim i madh dhe përfshin shërbimin "Apple Pay Cash" në SHBA, që ua mundëson përdoruesve të "iPhone"-it t'iu dërgojnë para të tjerëve. Përpos kësaj, iOS 11.2 ofron edhe mundësinë e mbushjes së shpejtë të "iPhone X" dhe "iPhone 8". Rifreskimi mund të merret menjëherë nga artikulli i iOS-it.

(Kosova Sot)

8 orë e 23 minuta më parë