"Datally" zbulon gjithçka që harxhon tepër internet në celular - Auto&Tech - Kosova Sot
"Datally" zbulon gjithēka qė harxhon tepėr internet nė celular

"Datally" zbulon gjithēka qė harxhon tepėr internet nė celular

"Google" ka paraqitur aplikacionin celular, detyra e të cilës është që ta ndalë harxhimin e pakontrolluar të bartjes së të dhë- nave. Aplikacioni "Datally" iu tregon përdoruesve cilat aplikacione në prapavijë harxhojnë sasinë më të madhe të të dhënave të celularëve dhe propozon rrjetet e afërta Wi-Fi në të cilat, nëse doni, mund të lidheni. Në krye të ekranit, në aplikacion gjendet një buton i madh, me të cilin mund ta ndalni tërë bartjen e të dhënave, gjë që dmth se të dhënat mund t'i përdorë vetëm aplikacioni të cilin jeni duke e përdorur. Nëse doni që vetëm disa aplikacione të jenë aktive, atëherë "Datally" mundet edhe këtë.  

(Kosova Sot)

8 orë e 20 minuta më parë