Ford paditet nga pronarë të kamionçinave për mashtrim të emetimit të gazrave me naftë - Auto&Tech - Kosova Sot
Ford paditet nga pronarë të kamionçinave për mashtrim të emetimit të gazrave me naftë

Ford paditet nga pronarë të kamionçinave për mashtrim të emetimit të gazrave me naftë

Ford ka instaluar softuer mashtrues për emetimin e gazrave në kamionçinat e tyre, F-250 dhe F350 me naftë për të kaluar testet federale, sipas një padie të ngritur nga pronarët e kamionçinave.

Ford ka manipuluar sistemin e emetimeve në kundërshtim me kërkesat ligjore federale dhe kamionët e prekur tejkalojnë dy herë kufijtë ligjorë të emetimeve të gazrave, pretendohet në këtë padi.

Ndërsa nga kompania e Ford nuk e kanë komentuar këtë ende duke thënë se shumë shpejt do ta bëjnë një gjë të tillë.

(Kosova Sot)

15 orë e 12 minuta më parë
23/09/18