Vijnë fotot e para të "2018 Audi Q8 SUV" (Foto) - Auto&Tech - Kosova Sot
Vijnë fotot e para të "2018 Audi Q8 SUV" (Foto)

Vijnë fotot e para të "2018 Audi Q8 SUV" (Foto)

Linja që po rritet e "Audi"-së, ajo 'SUV' në vitin 2018 vjen edhe me një model të ri - atë "Q8". Do të jetë modeli më i madh i brendit "Q", duke u bërë kështu rival i drejtpërdrejtë për "Range Rover". Tashmë fotot e para janë bërë nga spiunët, ku shihet modeli "Q8" diku në Spanjë. Modeli duket si koncepti "Q8 Concept" që është prezantuar gjatë "Detroit Motor Show" në vitin e kaluar. Me veturën që do të lansohet sivjet, pra më 2018, pjesa nga përpara duket të jetë më e ulët, me grill më të gjerë dhe drita më të holla në krahasim me dizajnin e vjetër të brendit "Q7". Linja e krahut të fortë nga prapa është e ngjashme me atë që e shohim te "Bentley Bentayga", derisa forma është sportive, derisa nga prapa ngjason me "Lamborghini Urus". Do të prodhohet përkrah "Q7' te plantacioni i "Audi"-së në Bratislavë të Sllovakisë. Do të ketë hapësirë edhe në bagazh, prej 630-litra. Po ashtu, në koncept përfshihej edhe një motor elektrik, që përfshin motorin 3.0-litra 'TFSI", kombinuar me motorin elektrik dhe një bateri prej 17.9 kWh. Krejt kjo rezulton me një fuqi prej 438 kuaj fuqi. Në "Audi" thonë se shpejtësinë nga zero deri në 100, shpejtësinë e arrin për 5.4 sekonda derisa shpejtësia maksimale është 249 KM/h.

Image
Image
Image
Image

(Kosova Sot)

19 orë e 33 minuta më parë
23/09/18