"Kia Niro EV" prezantohet para lansimit më 2019 - Auto&Tech - Kosova Sot
"Kia Niro EV" prezantohet para lansimit mė 2019

"Kia Niro EV" prezantohet para lansimit mė 2019

Pas një fushate, "Kia" sjell ballinën e konceptit "Niro EV" në ngjarjen e "Consumer Electronics Show". Ky model elektrik "crossover" premton vozitje prej 383 kilometra me një mbushje dhe duket se do të dalë në shitje herët gjatë vitit të ardhshëm. Eksterieri i konceptit "EV" është një evoluim i guximshëm për modelin ekzistues "Niro", me trupin e vet që e bën më aerodinamik. Dritat e ri-formuara nga përpara dhe radiatori janë të përfshirë në panelin e ekranit. Kabina sjell materiale të ndritshme, me dritë interaktive dhe një ekran të ri digjital. Koncepti po ashtu debuton me 'Active Pedestrian Warning System' që kombinon një kamerë të montuar nga përpara që vjen si paralajmërim për këmbësorët. Nën lëkurën e konceptit "Niro EV" ka një motor elektrik 150kW me një bateri prej litiumi nga prapa 64kWh. Burimet thonë se në prodhim, ky model do të duhet në fillim të vitit 2019.

(Kosova Sot)

4 orë e 37 minuta më parë
18/01/18
aaaaaaaa