Eksperimenti/ Dëmi i madh që Facebook po u shkakton pa e kuptuar - Auto&Tech - Kosova Sot
Eksperimenti/ Dėmi i madh qė Facebook po u shkakton pa e kuptuar

Eksperimenti/ Dėmi i madh qė Facebook po u shkakton pa e kuptuar

Një studim për rrjetin social më të madh në botë, Facebook ka arritur në përfundimin se, përdoruesi nuk bëjnë një jetë të lumtur.

Shkak për këtë është se njerëzit vuajnë prej “zilisë së Facebook-ut”, të zhyten në depresion, sipas një studimi të fundit.

Përdoruesit që morën një javë pushim nga media sociale ishin shumë më të kënaqur me jetën, dhe e renditën më lart mirëqenien e tyre.

Eksperimenti i Universitetit të Kopenhagës përfshiu 1095 njerëz, gjysmës së të cilëve iu kërkua të vazhdojnë zakonet e tyre të përdorimit të Facebook-ut, dhe gjysmës që të mos futeshin fare.

Ata që pranonin se vuanin nga nivele të larta të zilisë së Fejsbukut, tendenca për të qenë xhelozë nga veprimtaria e miqve në mediat sociale, përfituan më shumë nga ky largim prej Facebook.

“Miliona orë kalohen në Facebook çdo ditë”, shkruajti autori i raportit, Morten Tromholt. “Sigurisht që sot jemi më mirë të ndërlidhur se më parë, por a po i bën mirë kjo gjë mirëqenies sonë? Sipas studimit aktual, përgjigja është JO.

Në fakt, përdorimi kryesor i Facebook-ut – domethënë si mënyrë për të komunikuar dhe marrë informacion mbi të tjerët, si kalim kohe – po ndikon negativisht mbi mirëqenien tonë, në disa dimensione”.

Në testim, përdoruesit e Facebook e renditën kënaqësinë e jetës 7.74 nga 10 pikë mesatarisht, por ata që qëndruan larg tij e renditën në 8.11.

Efekti i heqjes dorë nga Facebook mbi mirëqenien ishte gjithashtu më i madh për përdoruesit që ndjejnë “zilinë e Facebook-ut, se sa për përdoruesit që nuk e ndjejnë.

(Kosova Sot)

4 orë e 56 minuta më parë
19/02/18