"Instagram"-i dhe "Snapchat"-i heqin 'giphy'-at - Auto&Tech - Kosova Sot
"Instagram"-i dhe "Snapchat"-i heqin

"Instagram"-i dhe "Snapchat"-i heqin 'giphy'-at

"Instagram"-i dhe "Snapchat"-i kanë larguar opsionin e futjes së 'giphy'-eve pasi një përdorues ka zbuluar një përmbajtje racore në një 'giphy', i cili mund të shtohej në 'story' në këto dy rrjete sociale. Pasi një përdoruese e këtyre rrjeteve sociale ka shkruar në fushën kërkuese fjalën "crime" (kriminalitet), është paraqitur 'giohy' me përmbajtje racore. Ngjitësit 'giphy' mund të publikoheshin nga të gjithë e, në kushtet e përdorimit, shkruante se ato përmbajtje nuk mund të jenë ofenduese, apo vulgare. Me këtë rast janë deklaruar kompanitë "Instagram" dhe "Snapchat", duke deklaruar se, përkohësisht kanë hequr të gjithë 'giphy'-at, derisa ekspertët të mos e kontrollojnë tërë përmbajtjen e tyre. 

(Kosova Sot)

14 orë e 31 minuta më parë
21/06/18