Kur 'Snapchat'-i kopjon "Instagram"-in - Auto&Tech - Kosova Sot
Kur

Kur 'Snapchat'-i kopjon "Instagram"-in

Pasi "Instagram"-i "huazoi" funksionin "Story", kompania "Snapchat" ia ktheu me të njëjtën masë. Është shtuar mundësia e shënjimit (tag) të përdoruesve të tjerë në rrëfime, me linqet që çojnë te profilet e tyre. Në mënyrë që ta shënjoni ndokënd në "Snapchat" në këtë mënyrë, duhet që ta shkruani emrin e personit në fushën për tekst në përshkrimin e fotos, apo videos në "Stories". Shikuesit do të mund të klikojnë në foto, apo video, për ta hapur menynë, e cila i lidhë me informatat rreth personit, ku në mënyrë direkte do të mund ta shtojnë si mik. Ai person nuk do ta dijë se është shënjuar, respektivisht se gjendet në story-n e ndokujt, derisa të vërshohet me kërkesa të reja për miqësi. 

(Kosova Sot)

14 orë e 43 minuta më parë
22/09/18