"OnePlus" me dëgjuese pa tela - Auto&Tech - Kosova Sot
"OnePlus" me dëgjuese pa tela

"OnePlus" me dëgjuese pa tela

Kompania "OnePlus" është duke punuar në dëgjueset e saj të para pa tela, që mbajnë emrin "OnePlus Bullets Wireless". "OnePlus" tanimë ka dy modele të dëgjueseve me tela, me emrin "Bullets", kështu që tanimë është goxha e qartë se për çfarë prodhimesh bëhet fjalë. Ajo që nuk dihet, është se a do të jenë këto dëgjuese krejt pa tela, apo do ta kenë një tel, i cili do të vendoset rreth qafe. "OnePlus" tanimë ka bërë me dije se celulari i saj i ardhshëm do ta ketë vendin për dëgjuese, kështu që dëgjueset pa tela nuk janë të domosdoshme për këtë kompani, edhe pse ato nuk përjashtohen. Ende nuk dihet se kur do të dalin në treg ato dëgjuese, por kjo mund të ndodhë pas disa muajsh, kur të vijë edhe smartfoni "OnePlus 6". 

8 orë e 56 minuta më parë
25/09/18