'WhatsApp' mund t'ju bëjë horë - Auto&Tech - Kosova Sot

'WhatsApp' mund t'ju bëjë horë

Përdoruesit e këtij aplikacioni mund të bëjnë audio incizime të paqëllimshme dhe t'ua dërgojnë ato miqve të tyre. Nëse një 'update' i ri vazhdon, atëherë përdoruesit e "Whatsapp"-it nga e mbarë bota rrezikojnë që të bëhen horë para miqve të tyre. Ky aplikacion në pronësi të "Facebook"- ut është duke testuar një karakteristikë për përdoruesit e "Android"-it, që ua mundëson atyre të bëjnë audio incizime duke prekur ikonën e mikrofonit dhe duke e mbajtur atë të shtypur për gjysmë sekonde, transmeton "Kosova Sot Online". Por, edhe pse ky ndryshim kishte për qëllim që të ishte i dobishëm, ai ka rrezik që ta mundësojë incizimin e paqëllimshëm (të pavetëdijshëm) të audio përmbajtjeve dhe dërgimin e këtyre incizimeve te miqtë tuaj, pa e ditur ju fare një gjë të tillë. Për fat, ky lëshim tanimë është vërejtur dhe është duke u punuar në largimin e tij. 

(Kosova Sot)

20 orë e 47 minuta më parë
18/07/18