A JUA KANË KEQPËRDORUR TË DHËNAT NË 'FACEBOOK'? - Auto&Tech - Kosova Sot
A JUA KANË KEQPËRDORUR TË DHËNAT NË

A JUA KANË KEQPËRDORUR TË DHËNAT NË 'FACEBOOK'?

"Facebook"-u ofron një mundësi, që ta zbuloni nëse të dhënat tuaja private janë komprometuar në skandalin "Cambridge Analytica" 

Duke filluar nga sot, 2.2 miliardë përdoruesit e "Facebook"-ut do të fillojnë të marrin një njoftim në "newsfeed"-in e tyre. Me titull "Mbrojtja e informatave tuaja" ('Protecting Your Information'), ky njoftim përmban një link, i cili ua mundëson të shihni se cilat aplikacione i përdorni dhe cilat informata i keni ndarë me to. Një pajisje e veçantë ua mundëson që të kontrolloni në mënyrë manuale të kontrolloni se a jeni kyçur ju dhe miqtë tuaj në kuisin 'This Is Your Digital Life', që është përgjegjës për vjedhjen e të dhënave. Rreth 87 milionë përdorues të cilët mund t'i kenë ndarë informatat e tyre me "Cambridge Analytica" do ta marrin një mesazh më të gjerë, ku do të shpjegohet një gjë e tillë, transmeton "Kosova Sot Online".

SA ËSHTË NUMRI I TË 'PREKURVE'?

Por, disa burime bëjnë me dije se numri i vërtetë i personave 'të prekur' nga skandali mund të jetë shumë më i lartë. "Facebook"-u ende nuk e ka marrë veten nga kriza më e keqe e privatësisë në histori, pas akuzave se kjo kompani, që ia mban anën Trump-it, ka keqpërdorur të dhënat e përdoruesve të vet, duke u përpjekur që të ndikojë në zgjedhjet presidenciale amerikane. "Facebook"-u thotë se shumica e përdoruesve, të përfshirë në skandalin "Cambridge Analytica" gjenden në SHBA, me më shumë se 1 milion në Filipine, Indonezi dhe Britani të Madhe. Përdoruesit e prekur në mënyrë automatike njoftohen me fjalët: 'E kemi ndaluar ueb sajtin 'This Is Your Digital Life', në të cilin njëri prej miqve tuaj ka përdorur 'Facebook'-un për t'u kyçur. Këtë e kemi bërë për shkak se ky ueb sajt mund të ketë keqpërdorur disa prej informatave tuaja të dhëna në 'Facebook', duke i ndarë ato me një kompani të quajtur 'Cambridge Analytica'. 

DY LLOJE MESAZHESH

Për ata që nuk janë prekur nga skandali "Cambridge Analytica", mesazhi thotë: 'Mund të hyni te seksioni 'Apps and Websites' në rubrikën 'settings', për të parë se për cilat aplikacione dhe ueb sajte e keni përdorë 'Facebook'-un për t'u kyçur". Një 'mjet' i veçantë 'How can I tell if my info was shared with Cambridge Analytica', po ashtu do ta sqarojë këtë çështje për ju. Përdoruesit për të cilët nuk besohet të jenë ndikuar, do ta shohin mesazhin "Bazuar në të dhënat tuaja, asnjëri prej miqve tuaj nuk është kyçur në 'This Is Your Digital Life'". Si rezultat, nuk duket se informatat tuaja të dhëna në 'Facebook information' të jenë ndarë me 'Cambridge Analytica' nga "This Is Your Digital Life".' Përdoruesit e prekur do ta shohin një mesazh tjetër dhe nga ta do të kërkohet që të ndryshojnë rregullimet (settings) për aplikacione. 

SI DOLI NË SHESH E VËRTETA E HIDHUR?

"Facebook"-u erdhi me këto 'pajisje' një ditë më vonë sesa që pritej, pasi shumë njerëz kritikuan "Facebook"- un për mungesë të komunikimit. Këto njoftime mund të shkaktojnë një valë të madhe të padive. Muajin e kaluar, tre përdorues të aplikacionit "Facebook Messenger" paditën kompaninë "Facebook", duke thënë se ky rrjet social kishte shkelur privatësinë e tyre, duke mbledhur të dhëna rreth telefonatave të tyre dhe mesazheve me tekst. Informatori nga "Cambridge Analytica", Christopher Wylie, muajin e kaluar bëri me dije se kjo kompani politike ka mbledhur në mënyrë jo adekuate të dhëna nga miliona përdorues të 'Facebook'-ut, pa lejen e tyre. Tani Zuckerberg ka marrë përsipër këtë faj dhe ka kërkuar falje, por kjo, si duket, nuk do të mjaftojë.

(Kosova Sot)

20 orë e 45 minuta më parë
18/07/18