Versioni "2018 Audi A6 Avant" vjen me stil - Auto&Tech - Kosova Sot
Versioni "2018 Audi A6 Avant" vjen me stil

Versioni "2018 Audi A6 Avant" vjen me stil

Gjenerata e fundit e "Audi A6" nuk ka arritur ende te blerësit, por brendi gjerman ka ndarë pak kohë në prezantimin e versionit "Avant". Model që shihet si rival për "BMW 5 Series Touring" dhe "Mercedes E-Class Estate", modeli i fundit "A6 Avant" ka të njëjtin evoluim në stil sikurse vëllezërit e tij me katër dyer. Vetura është paksa më e madhe se sa paraardhësi i vet - është 10 milimetra më i gjatë, 20 milimetra më i gjerë dhe 6 milimetra më i lartë, porse ka bazën ndërboshire më të ngushtë. Kjo e ka përmirësuar hapësirën e kabinës, sidomos për ata që ulen në ulëset nga prapa. Nga përpara ka efektin e dritave "3D". si zakonisht, modelet e linjës 'S' do të kenë grill të ndryshëm. Bagazhi i "A6 Avant" është 565 litra si standard, ose 1,680 litra me ndarjet 40:20:40 përfshirë ulëset e pasme. Në këtë model është përfshirë edhe kamera e përparuar që ju lejon të informoheni me atë se çfarë po ndodh rreth veturës, që të jep përshtypjen se po xhirohet nga një dron.  

(Kosova Sot)

18 orë e 47 minuta më parë
17/07/18