Risia gjermane "2019 Volkswagen Jetta" - Auto&Tech - Kosova Sot
Risia gjermane "2019 Volkswagen Jetta"

Risia gjermane "2019 Volkswagen Jetta"

P a marrë parasysh të ardhurat në periudhën e gjatë kohore midis termit limuzinë me "SUV", nuk mund ta akuzoni modelin aktual me katër dyer se së paku nuk po mundohet shumë. Për momentin, lajmi mbetet i mirë, sepse ende ka të holla për të bërë limuzina të reja , përkundër se entuziazmi është paksa më i vogël në krahasim me vitet paraprake. Kjo sidomos është e vërtetë për prodhimin gjerman të veturave "Volkswagen", segmenti "C" i modelit "Jetta" mbetet modeli më i shitur i brendit, së paku kështu është në Shtetet e Bashkuara t Amerikës. Pasi tregu ka eksploduar me modelet "SUV, përfshirë punën rishtazi të bërë te "Tiguan", brendi aktualisht është kthyer te veturat krejt të reja, si ky i modelit 2019, "Jetta". Kjo është "Jetta" e parë në platformën e shkëlqyeshme të "MQB", e njëjta që shfaqet edhe te "Golf", "Audi TT" dhe "A3". Kjo aktualisht është një nga arkitekturat më të mira që është në prodhim. Thuhet se ky model me katër dyer është i bërë enkas për Amerikë. Për t'u përshtatur me tregun, modeli i ri i "Jetta"-s është më i madh se kurrë më parë. Është 3.3 centimetra më i gjatë, 2.03 centimetra më i gjerë, 0.5 centimetra më i lartë derisa baza ndër-boshtore është zgjatur për 3.30 centimetra. Është veturë e mençur, posedon sistemin "VW Digital Cockpit", është shumë i ngjashëm me sistemin e "Audi"- së. Për nevojat e tjera informuese, ekziston një ekran prej 20.31 centimetra. Përmban edhe kulmin panoramik, nisjen me pilot, ulëse me ventilim si dhe ndryshimin e dritave nga brenda, ku përfshihen dhjetë të tilla. Ka përfshirë edhe sistemin e përparuar të teknologjisë, sistemin e asistencës në vozitje, paralajmërimin si dhe frenimin për objektet që shoferi nuk i dallon, paralajmërimin për prapa, paralajmërimin për mos kalimin e linjës së plotë. Janë ndarë dy motorë nga linja e modelit, me motorin prej 1.4-litra, "turbocharged" me katër cilindra. Fuqia te rrotat e para vjen me transmisionin me gjashtë shpejtësi manual (por vetëm për 'S') ose një transmision krejt të ri me tetë shpejtësi. Fuqia është modeste prej 147 kuaj fuqi.

Image
Image

 

9 orë e 35 minuta më parë
27/04/18