Arrin Nokia X misterioz - Auto&Tech - Kosova Sot
Arrin Nokia X misterioz

Arrin Nokia X misterioz

Pas publikimit të disa telefonave të rinj në panairin MWC 2018, përfshirë Nokia 6 (2018) dhe Nokia 8 Sirocco, HMD Global po përgatit publikimin edhe të një modeli të ri, i cili do të ketë emrin Nokia X.

Pritet që telefoni i ri do të prezantohet më 27 prill në Kinë

Nokia X do të ketë 4GB ose 6GB RAM,  procesor Qualcomm Snapdragon ose MediaTek dhe do të jetë i dedikuar për segmentin e mesëm të tregut.

Tash për tash nuk dihet nëse Nokia X do të jetë i dedikuar për tregun global, apo do të prezantohet vetëm në Azi.

Nokia X nuk do të ketë lidhje me modelet e vjetra dhe metët të shihet se çfarë çmimi do të ketë.

 

(Kosova Sot)

1 orë e 47 minuta më parë
25/09/18