Kështu duket "Moto Z3 Play" - Auto&Tech - Kosova Sot
Kështu duket "Moto Z3 Play"

Kështu duket "Moto Z3 Play"

Evan Blass, ka publikuar foton e smartfonit " Moto Z3 Play", ku nuk shihet pulla 'home'. Linja Premium e smartfonëve 'Moto' do të përtërihet së shpejti, e "Moto Z3 Play" do të jetë interesant për ata që kërkojnë një pajisje 'të qasshme'. Ajo që është e sigurt, është se "Moto Z3 Play", përpos që nuk do ta ketë butonin 'home', në pjesën e pasme do të ketë dy kamera. Me gjasë do ta ketë edhe njëekran më të madh se 5.5 inçë, sa është ekrani i modelit "Z2 Play". Duket se pajisja e re nuk do të ketë as 'xhek' për dëgjuese. Do të jenë në dispozicion shtesat 'Moto Mods', ku blerësit do të mund të bëjnë ndryshime dhe, sipas shijes së tyre, ta përshtatin celularin me modulet harduerike të kompanive. Familja e celularëve Z është linjë Premium e smartfonëve "Moto", derisa "Play" është një model më i lirë. 

(Kosova Sot)

3 orë e 17 minuta më parë
20/09/18