"Google" dhe "Apple", në luftë për orët e mençura - Auto&Tech - Kosova Sot
"Google" dhe "Apple", në luftë për orët e mençura

"Google" dhe "Apple", në luftë për orët e mençura

"Google" planifikon që ta zhvillojë linjën e vet të orëve të mençura 'Pixel', me qëllim që t'i bëjë konkurrencë kompanisë "Apple" në këtë treg. Thuhet se kjo kompani tanimë ka tre prototipa të tri versioneve të ndryshme. Ka mundësi që "Google" të lansojë tri orët e mençura "Pixel" më vonë, gjatë këtij viti, me gjasë në eventin e shtatorit, kur edhe prezantohen celularët e rinj 'Pixel'Sipas 'Winfuture', këto orë tani kanë emrat e koduar, 'Ling', 'Triton' dhe 'Sardine'. Këto pajisje pritet që ta përdorin çipin e ardhshëm "Qualcomm", i cili është dizajnuar në bashkëpunim të ngushtë me kompaninë 'Google'. Besohet se ky çip do të lejojë dizajnë më të hollë, një jetëgjatësi më të madhe të baterisë dhe do të vijë me karakteristikat, si GPS, LTE, WiFi dhe një sensor të të rrahurave të zemrës. 

(Kosova Sot)

18 orë e 29 minuta më parë
28/05/18