"Snapchat" vjen me risi - Auto&Tech - Kosova Sot
"Snapchat" vjen me risi

"Snapchat" vjen me risi

Në fillim të vitit, "Snapchat" korrigjoi aplikacionin e vet, për të ndarë fushat 'sociale' dhe 'media'. Tani, ky gjigant i medieve sociale është duke bërë një ridizajnim tjetër të aplikacionit, që ndan 'Stories' nga mesazhet dhe kategorizon bisedat (chats) dhe fotot (Snaps) nga miqtë, në renditje të mbrapshtë kronologjike, sikur që ishte edhe para ndryshimeve tëmëdha. 'Stories' janë vendosur në anën e djathtë të aplikacionit, në faqen 'Discover', por përmbajtjet nga miqtë do të ngelin të ndara nga përmbajtja tjetër. 'Snapchat' bëri ndryshime në aplikacionin e vet nëntorin e kaluar, duke bërë një dallim të qartë midis ndërveprimeve me miqtë dhe përmbajtjes nga botuesit dhe krijuesit. Në prill, 'Snapchat' shtoi karakteristikën e cila ndanë 'Snaps'-et në 'Group Chats' dhe 'Storie' aktive. 

(Kosova Sot)

19 orë e 27 minuta më parë
18/07/18