Linja e re e 'iPhone'-ve vjen ME NGJYRA TË NDRYSHME - Auto&Tech - Kosova Sot
Linja e re e

Linja e re e 'iPhone'-ve vjen ME NGJYRA TË NDRYSHME

Ka kohë që thuhet se, deri në fund të vitit, "Apple" do të lëshojë tre "iPhone" të rinj: një version të përmirësuar të "iPhone X"; një version edhe më të madh "Plus"; dhe, një model më të lirë, të ngjashëm me X, por me ekran LCD, në vend të atij OLED.

NGJYRA TË NDRYSHME

Një analist nga "Rosenblatt" ka parashikuar se, modeli më i lirë 8S mund të vijë me disa ngjyra, duke përfshirë të kaltrën, të verdhën dhe ngjyrën rozë, me qëllim të joshjes së konsumatorëve më të rinj. 'Pasi 'Apple' ka filluar të lansojë tri modele të reja çdo vit, ne besojmë që kompania duhet të diferencojë dizajnët e modelit LCD nga dy modelet luksoze OLED', thotë Jun Zhang. 'Një vendim i arsyeshëm do të ishte shtimi i ngjyrave të ndryshme'. "iPhone 5C" ishte lëshuar me ngjyra të ndryshme, por nuk kishte shumë opsione për lëshimet e mëtejme.

TRI KAMERA TË PASME

Zhang po ashtu spekulon se "Apple" mund të kalojë te tri kamera të pasme për "iPhone"-t e lëshuar në vitin 2019. Në një shkrim nga "Yuanta Securities" thuhet se "Apple" mund ta lansojë një celular "iPhone" te tri kamera të pasme me 12-megapikselë dhe me stabilizim optik të pamjes, gjë që ndihmon që fotot të jenë më pak të mjegulluara, si dhe bën video të kualitetit më të lartë. Thuhet se, nëse "Apple" vendosë që të dalë me një "iPhone" me tri kamera të pasme, atëherë këtë trend me gjasë do ta ndjekin edhe shitësit e tjerë të smartfonëve, sikur "Samsung" dhe "Huawei". Aktualisht, "iPhone X" dhe "iPhone 8 Plus" vijnë me kamera duale të pasme me 12 mp.

ZUMI MË I FUQISHËM

Një kamerë me tri thjerrëza do të mund të përdorej për aplikacione të ndryshme, sikur që është përforcimi i kualitetit te fotot me pak ndriçim. Këto tri kamera do t'ia mundësonin "iPhone"-it që të kishte një zum të fuqishëm 5x, krahasuar me atë aktualin, prej vetëm 2x. Këto njoftime vijnë pas thashethemeve se çka mund të publikohet nga "Apple" në eventin vjetor të këtij prodhuesi, që do të mbahet në shtator. ÇMIMI Kanë kaluar vetëm gjashtë muaj qyshkur "Apple" nxori në shitje celularin "iPhone X" me çmim 1,000 dollarë, por ka shumë zëra se kjo kompani ka përgatitur tanimë trashëgimtarin e tij, sikur që është lëshimi i pajisjes me 6.1 inçë "iPhone", që do të shërbejë si vijim i përvjetorit të dhjetë të 'iPhone"-it. Gjenerata e dytë e "iPhone X" do të vijë me një ekran edhe më të madh, por çmimi i saj mund të jetë më i vogël, vetë, 550 dollarë. Ekrani prej 6.1 inçësh do të ishte më i madhi që është parë ndonjëherë te një "iPhone". 

(Kosova Sot)

20 orë e 28 minuta më parë
18/07/18