"Apple" ka funksione të reja, që nuk pëlqehen nga "Facebook"-u - Auto&Tech - Kosova Sot
"Apple" ka funksione të reja, që nuk pëlqehen nga "Facebook"-u

"Apple" ka funksione të reja, që nuk pëlqehen nga "Facebook"-u

"Apple" ka pasur shumëçka për të thënë rreth sigurisë kibernetike dhe privatësisë gjatë konferencës "WWDC 2018", të mbajtur tash vonë. Përqendrimi i kompanisë te siguria kibernetike dhe te privatësia ishte agresiv. Karakteristika kryesore nga ky sektor ishte ajo që "Apple" e quan teknologji "Intelligent Tracking Prevention", të cilën kjo kompani tanimë e ka inkorporuar në shfletuesin e saj "Safari". Ky funksion do t'ju tregojë nëse ueb lokacioni ka implementuar karakteristikat, si tasti "Like", apo fusha për komente në "Facebook".

Edhe pse me këtë rast "Facebook" nuk është përmendur me emër, ky rrjet social në të kaluarën ka pasur një raport të afërt me reklamuesit, duke ju dhënë atyre qasje në të dhënat personale të miliona përdoruesve, për të bërë reklama të personalizuara

(Kosova Sot)

9 orë e 30 minuta më parë
21/06/18