"Instagram"-i, me version të ri për shpërndarje të përmbajtjes - Auto&Tech - Kosova Sot
"Instagram"-i, me version të ri për shpërndarje të përmbajtjes

"Instagram"-i, me version të ri për shpërndarje të përmbajtjes

"Instagram" ka publikuar një azhurnim të vogël për aplikacionet për iOS dhe Android, të cilat përdoruesve ua mundësojnë që të ndajnë me të tjerët përmbajtjet ku janë bërë 'tag'. Nëse ndokush ua bën 'tag' në storjen e vet në "Instagram", atëherë ju do ta merrni një porosi direkte me njoftim nga ai person. Në kuadër të mesazhit do të ekzistojë mundësia që të njëjtin ta ndani edhe në seksionin tuaj "Story".

Me të shtypur tastin, hapet "Story editor", ku është e mundur që të bëni përmirësimet e njëjta të përmbajtjes, të cilat bëhen normalisht para publikimit të përmbajtjes "Story". Pasi që të publikohet storja, emri i personit që ka publikuar foton apo videon, do të shihet në pjesën e epërme. 

(Kosova Sot)

2 orë e 50 minuta më parë
19/08/18