Lëshohet iOS 11.4.1 për iPhone dhe iPad - Auto&Tech - Kosova Sot
Lëshohet iOS 11.4.1 për iPhone dhe iPad

Lëshohet iOS 11.4.1 për iPhone dhe iPad

Apple dje ka lëshuar iOS 11.4.1 për iPhone dhe iPad, sigurisht jo për të gjitha pajisjet.

Versioni më i ri i iOS nuk sjell risi të mëdha përveç përmirësimit të disa të metave në versionin e mëhershëm.

Sipas Apple, iOS 11.4.1 rregullon veçorinë ‘Find My Airpods’ e gjithashtu përmirëson procesin e sinkronizimit e Mail, Contacts, Notes.

Sigurisht, iOS 11.4.1 nuk do të funksionoj dhe nuk do të mund të shkarkohet në të gjitha pajsisjet për arsye se iPhone e ka pranuar strategjinë e brendshme për të pamundësuar përditësimin e smartfonëve më të vjetër se 2, 3 ose 4 vjet.

(Kosova Sot)

9 orë e 39 minuta më parë
20/09/18