Ferrari 488 Pista Piloti duket edhe më i bukur në të kaltër - Auto&Tech - Kosova Sot
Ferrari 488 Pista Piloti duket edhe më i bukur në të kaltër

Ferrari 488 Pista Piloti duket edhe më i bukur në të kaltër

Ka edhe opsione tjera, por që e kaltra ia thekson më së miri linjat

Gjatë muajit të kaluar, e kemi parë shpalosjen e kësaj makine italiane të quajtur Ferrari 488 Pista Piloti Ferrari Edition.

Por, për ta pasur një makinë të tillë, duhet qenë pjesë e një prej programeve të motosportit të rezervuara për klientët që janë pilot garash.

Po që se plotësohen kriteret, atëherë mund të blihet një Pista Piloti në katër ngjyra: Argento Nurburgring, Nero Daytona, Blu Tour De France dhe Rosso Corca. Prezantimi zyrtar është bërë derisa kishte ngjyrën e agjent, ndërsa tani Ferrari ka treguar edhe ngjyrat alternative që do t’i kete.

Për dallim prej modelit Pista që është e fokusuar për gara, Piloti do të ketë edhe një linjë me tri ngjyrat e flamurit italian si dhe numrin 51. Shifër kjo, për nder të AF Corse Nr.51 që e fitoi FIA World Endurance Championchip 2017.

Megjithëse të katër ngjyrat janë të bukura dhe i shkojnë mirë, e kaltra duket se ia thekson më mirë linjat, duke e treguar shumë më luksoz.

Image
Image
Image

 (Kosova Sot)

11 orë e 25 minuta më parë
18/07/18