WhatsApp etiketon mesazhet e përcjellura nga përdorues të tjerë - Auto&Tech - Kosova Sot
WhatsApp etiketon mesazhet e përcjellura nga përdorues të tjerë

WhatsApp etiketon mesazhet e përcjellura nga përdorues të tjerë

WhatsApp do të etiketojë mesazhet e përcjellura, një lëvizje e cila synon të adresojë problemet e keqinformimit në platformë.

Në një postim në blog Whatsapp prezantoi etiketën e re e cila tregon kur një mesazh është përcjellur nga një përdorues tjetër.

Etiketa do të aplikohet mbi tekstin, imazhin dhe videon siç e tregon edhe fotoja e këtë artikull.

Përpara se ta lansonte për mbarë përdoruesit WhatsApp ka testuar këto etiketa në Indi dhe Brazil.

 Ky përditësimin është më i fundit nga WhatsApp për të adresuar lajmet e rreme. Kompania ka shpërblyer hulumtuesit të cilët kanë studiuar përhaphjen e deinformimit në aplikacion. 

Image


(Kosova Sot)

21 orë e 26 minuta më parë
14/11/18