Volkswagen gjatë fundjavës pritet të thyejë rekord shpejtësie me modelin elektrik I.D. R - Auto&Tech - Kosova Sot
Volkswagen gjatë fundjavës pritet të thyejë rekord shpejtësie me modelin elektrik I.D. R

Volkswagen gjatë fundjavës pritet të thyejë rekord shpejtësie me modelin elektrik I.D. R

Nuk kalo shumë gjatë, prej se I.D. R theu rekord shpejtësi në Pikes Peak, Volkswagen ka vendosur të shënojë edhe në Goodwood

Pas rekordit të shënuar në Pikes Pike, makina elektrike e garave nga Volkswagen është popullarizuar në masë të madhe.

Modeli I.D. R e ka kryer brenda tetë minutash garën në Race to the Clouds, duke thyer rekordin e para tri viteve që e kishte arritur Sebastien Loeb. Tani, VW ka vendosur të shënojë edhe në Goodwood Festival of Speed që zhvillohet gjatë fundjavës në Sussex të Anglisë.

Fituesi i dyfishtë në Le Mans, Romain Dumas do të jetë mbi timon e I.D. R, që ta bëjë këtë makinë elektrike, më të shpejtën ndonjëherë që ka garuar në këtë organizim. Madje, prodhuesi gjerman konsideron se rekordin që do ta arrijë, do të jetë konsiderueshme larg nga të tjerët, që të mos mund të rrëzohet për një kohë.

Duke pasur parasysh se I.D. R ka kaluar një kohë të konsiderueshme në treg, besohet se Volskwagen do të nisë punën për një EV të ri me fokus pistën, për ta thyer rekordin e vet në këtë segment.

Pritet të shohim se çfarë do të ndodhë ndërmjet 12 dhe 15 korrikut, kur pritet të zhvillohet ky festival i makinave të shpejta.

Image
Image

(Kosova Sot)

8 orë e 13 minuta më parë
18/07/18