Twitter gjobitet me 30 000 euro pas një ankese të një kompanie franceze - Auto&Tech - Kosova Sot
Twitter gjobitet me 30 000 euro pas një ankese të një kompanie franceze

Twitter gjobitet me 30 000 euro pas një ankese të një kompanie franceze

Gjykata franceze dënoi gjigandin amerikan Twitter për ndryshim të kushteve të përgjithshme të përdorimit, njoftoi sot një shoqatë për mbrojtjen e konsumatorëve që e kishte paditur rrjetin social në gjykatë, me pretendimin se disa prej klauzolave të saj ishin ”abuzive”ose ”paligjshme”.

Shoqata franceze ”UFC-Que Choisir” iu drejtua Gjykatës së Lartë të Parisit në vitin 2014 për të njohur natyrën abuzive apo të paligjshëm të 256 klauzolave që përmbanin kushtet e përgjithshme të përdorimit, sipas një deklarate në web-in e saj.

Twitter u dënua për t’i paguar ”UFC-Que Choisir’” 30 000 euro gjobë për dëmin moral ndaj interesit kolektiv . Një sanksion financiar që shoqata e cilëson ”të papërfillshme” për rrjetin social i cili shënoi në vitin 2017 një xhiro në rang botëror prej 2,1 miliardë dollarë.

(Kosova Sot)

1 orë e 29 minuta më parë
20/08/18