Samsung konfirmon linjën e re të telefonave, Galaxy S10 - Auto&Tech - Kosova Sot
Samsung konfirmon linjën e re të telefonave, Galaxy S10

Samsung konfirmon linjën e re të telefonave, Galaxy S10

Ndërkohë që telefoni i ri Samsung (Galaxy X) i cili potencialisht përmirëson lojën e Samsung përballet me probleme në rritje, për Galaxy S10 është një lundrim i qetë.

Samsung qetësisht (por zyrtarisht) ka konfirmuar tri modele të reja të Galaxy S10, pasi formalisht i ka çertifikuar telefonat në Ministrinë e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit të Kinës (CMIIT). Kështu, duket se një model mungon.

5G Galaxy S10 + pritet të jetë një edicion i limituar me një çmim premium dhe ka shansë që ky model thjesht të fillojë më vonë se tre të tjerët.

5G është një hap i rëndësishëm për Samsung, pasi i jep kompanisë një dallim të qartë prej iPhone. Betejat ligjore të Apple me Qualcomm kanë kufizuar iPhone në modemët Intel (dhe për këtë arsye në 4G) për të ardhmen e parashikueshme,ndërkohë që të dy Samsung dhe Qualcomm kanë të gatshme tashmë modemet 5G.

Rrjedhimisht, Galaxy S10 tashmë ka shumë për të ofruar dhe nëse Samsung mund të adresojë vonesat e vazhdueshme të Galaxy F (ose X) deri në 2019, festimet e 10-vjetorit për serinë Galaxy mund të sinjalizojnë vitin më të madh të kompanisë.
 

(Kosova Sot)

18 orë e 21 minuta më parë
21/10/18