Pajisja e parë '5G iPhone' me çip 'Intel' arrin në vitin 2020 - Auto&Tech - Kosova Sot
Pajisja e parë

Pajisja e parë '5G iPhone' me çip 'Intel' arrin në vitin 2020

Që nga nëntori i vitit të kaluar, pas vendosjes së partneritetit midis kompanive "Apple" dhe "Intel", qarkullojnë zëra rreth një "iPhone" 5G që do të vihet në lëvizje nga çipi i "Intel"-it. Këta zëra, megjithatë, janë refuzuar pasi që "Apple" gjoja kishte deklaruar se nuk do të kërkonte komponentët 5G të modemit "Sunny Peak" për linjën e vitit 2020 të "iPhone"-ve. Njoftimi më i ri, që vjen nga "Fast Company", përsëri përtërinë tregimet rreth çipit "Intel" që vë në lëvizje "Apple 5G iPhone", e i cili pritet në vitin 2020. Sipas raportit, "Apple" planifikon që të implementojë çipin "Intel 8161 5G modem" në linjën e tij të parë të pajisjeve. 

 

 

(Kosova Sot)

14 orë e 25 minuta më parë
15/11/18