Kujdes nga ky mesazh në WhatsApp, mos hapni nëse ju vjen - Auto&Tech - Kosova Sot
Kujdes nga ky mesazh në WhatsApp, mos hapni nëse ju vjen

Kujdes nga ky mesazh në WhatsApp, mos hapni nëse ju vjen

Një mesazh në Whatsapp që paralajmëron përdoruesit për një kërcënim që do të pllakosë telefonin e tyre, po kalon “dorë më dorë”. Por, rezulton se vetë mesazhi është një mashtrim.

Autoritetet po i paralajmërojnë përdoruesit të injorojnë një mesazh që i njofton ata për një video të "martinelit" që thuhet se do u nxjerrë celularin jashtë funksionit brenda 10 sekondave pasi mban një virus me vete.

Dërguesi i panjohur thotë se përdoruesit supozohet të jenë të pambrojtur ndaj një pjese të softuerit me qëllim të keq që shpërndahet përmes një linku videoje dhe i udhëzon ata që ta kalojnë mesazhin tek miqtë e tyre që e kanë aplikacionin.

Mesazhi gjithashtu njofton përdoruesit për scamin e "WhatsApp Gold", një mashtrim i vërtetë që i kërkon përdoruesve të ëjnë “upgrade” për një shërbim premium.

Mesazhi i rrezikshëm thotë:

Një koleg i imi IT më ka këshilluar që një video e quajtur martinelli do të qarkullojë nesër në ËhatsApp , mos e hap. Ajo futet në telefonin tuaj dhe fshin çdo gjë. Përhap fjalën. Nëse merrni një mesazh për të përditësuar ËhatsApp në ËhatsApp Gold, mos klikoni !!!!!

Burimi i mesazhit origjinal është i panjohur, por thuhet se ka origjinën në Spanjë në vitin 2017. Policia spanjolle dërgoi një cicërimë në korrik duke konfirmuar se mesazhi është një mashtrim. 


 

(Kosova Sot)

12 orë e 45 minuta më parë
15/11/18