Ja si ta kuptoni se gruaja po ju tradhton

  • 01 July 2016 - 09:05
Ja si ta kuptoni se gruaja po ju tradhton

Në një lidhje, partneri që tradhton më shumë është femra. Këtë të gjithë e dimë. Ato bazohen mbi disa “parime” kur tradhtojnë.

Ato dinë të ruajnë sekretin. Kjo gjë mbase tingëllon e pabesueshme, por kur bëhet fjalë për seksin me një mashkull tjetër, ato janë mjeshtre në këtë zanat.

Në raste të zakonshme, femrat mbase nuk dinë të gënjejnë. Por, aftësia e tyre për të mbuluar “prapësitë” rritet kur ato sapo kanë tradhtuar mashkullin e tyre. Ato shfaqen sikur janë shumë të lumtura edhe kur nuk janë.

Gjithmonë janë të kujdesshme për gjërat e vogla në dukje, por që kanë rëndësi të madhe. Pra, për detajet. Kur kthehen në shtëpi të bashkëshorti i tyre, më përpara janë kujdesur që mos mbajnë erën e parfumit të dashnorit, rrobat e saj të jenë të pastra apo gjëra të këtij lloji, detaje këto që meshkujt nuk i vënë re kur tradhtojnë vetë.

(Kosova Sot)